Sherifi i Nismës: VV-ja janë hajna të Superligës, po tentojnë të na i vjedhin mandatet me vota të Serbisë - Bota Sot
Sherifi i Nismës: VV-ja janë hajna të Superligës, po tentojnë të na i vjedhin mandatet me vota të Serbisë

Aktuale

Sherifi i Nismës: VV-ja janë hajna të Superligës, po tentojnë të na i vjedhin mandatet me vota të Serbisë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:53
Bilall Sherifi

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, në emisionin DPT te Fidani e ka komentuar vendimin e disa kandidatëve për deputetë të VV’së që të dërgojnë një ankesë në Gjykatën Supreme që votat nga Serbia të numërohen.

“Kjo është hipokrizi e dyfishtë”, ka thënë Sherifi.

“Vendimin e kanë marrë në mungesë të guximit me dalë para qytetarëve”.

Ai i ka quajtur VV-në “hajna të Superligës”.

“Këta janë hajna të Superligës. Albini më herët thoshte se LDK-AAK-Nisma, janë hajna të Ligës së Dytë e PDK-ja hajna të Ligës së Parë. E ata tash po dalin se janë hajna të Superligës. Po tentojnë të na vjedhin mandatet”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Tutje Sherifi thotë se Nisma sigurt do të jetë pjesë e Kuvendit.

“VV do të ketë 29 deputetë, ata i kanë fituar zgjedhjet dhe i gëzofshin. Por nuk duhet të fillojnë me hajni menjëherë” shton ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat