Gjenden eshtra të njeriut në Llaushë të Skenderajt

Aktuale

Gjenden eshtra të njeriut në Llaushë të Skenderajt

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Dje në malet e fshatit Llaushë të Skenderajt janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut, dyshohet se i takojnë periudhës së luftës së vitit 1999.

Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fshati Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë  kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat