Asistentja me 26 vjet përvojë pune, s’vlerësohet në Fakultetin e Mjekësisë, s’e përjashton largimin nga vendi

Aktuale

Asistentja me 26 vjet përvojë pune, s’vlerësohet në Fakultetin e Mjekësisë, s’e përjashton largimin nga vendi

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:29
Teuta Bicaj

Asistentja në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, Teuta Bicaj të martën ka dhënë dorëheqje nga pozita e asistentës në lëndën Protetikë Stomatologjike në Universitetin e Prishtinës.

Bicaj në një intervistë ka thënë se ky vendim erdhi pasi nuk pati konkurs për mësimdhënës për lëndën ku është e thirrur, me arsyetimin se nuk ka orë të mjaftueshme.

Ajo ka thënë se ka asistentë në Fakultetin e Mjekësisë që  janë avancuar në profesorëedhë pa i pasur këto “orë të mjaftueshme””.

“Tani, për meritat nuk dua të flas, por nuk dua të flas as me emra. Vetëm mund të them se kjo shtëpi (dekanati) “për dikë është nënë e për dikë njerkë””, ka thënë ajo.

“Po me siguri se ka parregullsi dhe padrejtësi kur, kërkesa e dërguar në dekanat, përprofesor, as nuk diskutohet në mbledhje të këshillit, me arsyetimin se nuk ka orë , ndërsa shumë kolegë të mi (çdo respekt për ta, se edhe ata e meritojnë të jenë profesorë, por që fatmirësisht kanë pasur një përkrahje nga dikush) janë avancuar edhe me më pak orë”.

Ajo madje tha se kërkesa e saj për për të hapur konkurs, nuk është shqyrtuar fare në  mbledhjen e këshillit mësimor shkencor, as nuk e kanë diskutuar, dhe as nuk është proceduar në rektorat.

“Çfarë është më e keqja, nuk ka shkuar kërkesa as për pranimin e asistentëve të rinj (që janëkërkuar), për të cilët ka shumë nevojë”, tha ajo.

E sipas saj, ajo është një kuadro adekuat për të ligjëruar lëndën e saj.

“Mendoj se një kuadër si unë (e që nuk jam e vetmja), që kam përfunduar magjistraturënshkencore (pas studimeve 5 vjeçare), doktoraturën (tani gjeneratat e reja shkojnë direkt në studime të doktoratës), specializimin, trajnime, publikime, përkthim i librit, angazhime dhe investime pa fund, meriton që një ditë ta gëzojë të drejtën që të zgjidhet profesor.

Atëherë, ku është qëllimi i gjithë këtij mundi? Që ti të mbetesh përjetësisht vetëm asistent? Pse na obligon Universiteti të doktorojmë, të investojmë pa fund në hulumtimeshkencore, në publikime (investimet të cilat paguhen privatisht, nuk na i heq universiteti këto investime, por në anën tjetër na obligon që t’i përfundojmë) dhe në fund ti nuk mund ta gëzosh të drejtën që një ditë të avancohesh”, ka thënë ajo.

Bicaj ka folur edhe për mungesën e madhe të asistentëve në FM. Ajo ka thënë se momentalisht janë rreth 380 studentë të cilët duhet të mbajnë mësim nga vetëm 4 asistentë të rregullt dhe tre profesorë. Ndërsa në bazë të normës aktuale të asistentëve nevojiten së paku edhe 9 asistentë”, tha ajo.

“Unë mund të flas për lëndën ku unë jap mësim (ose më mirë të them, ku kam dhënë deritani), Protetikë Stomatologjike. Momentalisht janë rreth 380 studentë të cilët duhet të mbajnë mësim nga vetëm 4 asistentë të rregullt dhe tre profesorë. Ndërsa në bazë të normës aktuale të asistentëve nevojiten së paku edhe 9 asistentë, që të mund të mbahet mësimi si duhet). Por, në vend se të pranohen asistentë të rinj, me vite të tëra mësimi mbahet vetëm duke angazhuar asistentë të jashtëm. Angazhimet, çdo vjet bëhen me vonesë. Madje para dy vitesh, për disa grupe të studentëve, semestri dimëror ka filluar në dhjetor, dhe ka përfunduar në janar”, ka thënë ajo.

“Pastaj është problemi se mësimi praktik është i lidhur me shëndetësi, respektivisht me punën me pacientë. Në klinikën ku punoj, përpos asistentëve që duhet të punojnë edhe me pacientë (që edhe studentët të mund të punojnë me pacientë), ka edhe mjekë klinikë, të cilët nuk janë të kyçur në mësim. Stafi i mesëm (asistentet e mjekut/“motrat”, teknikët dentarë), nuk mund ta përballojnë gjithë këtë fluks të studentëve, dhe kështu na është caktuar një normë e punës, të cilën duhet ta ndajmë edhe me mjekët klinikë. Ajo normë nuk mjafton që t’u ofrosh studentëve punën praktike. Shumicën e punëve, as si demonstrim nuk do të mund ta shohin se lëre më të punojnë vet”, tha ajo.

Për këtë arsyeje, Bicaj është detyruar që të jap dorëheqje duke  bërë që t’i drejtohet universiteteve private, në të cilat beson se do të vlerësohet më shumë.

Ajo nuk e hodhi poshtë mundësinë që të ik edhe jasht vendit.

 “ Unë nuk jam pa punë. Do të vazhdoj të punoj në shëndetësi ku edhe punoj. Por sa i përketarsimit, ku edhe e kam shkri jetën, duhet të vazhdoj në ndonjë universitet privat (ku besoj se do të vlerësohem më shumë), e mbase edhe të tentoj diku jashtë Kosovës. Shoqata Evropiane e Proteticientëve, para pak muajsh e ka njohur specializimin tim, kështuqë kjo besoj më hap rrugë të provoj edhe më larg”.

Në fund, Bicaj dha një mesazh institucioneve duke thënë se pa ndryshuar politikat në universitet dhe pa u depolitizuar universiteti, nuk do të ketë përparim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat