Profesori tregon arsye pse Minishengeni i Ramës dhe Vuçiqit është i rrezikshëm për Kosovën

Aktuale

Profesori tregon arsye pse Minishengeni i Ramës dhe Vuçiqit është i rrezikshëm për Kosovën

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:03
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar sërish, në lidhje me Minishengenin Ballkanik, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka treguar arsyet se pse Minishengeni i Ramës dhe Vuçiqit është i rrezikshëm për Kosovën, arsye këto që janë publikuar në Facebook nga Avdullah Hoti i LDK-së, e me të cilat pajtohet Bytyçi.

Postimi i tij i plotë:

Avdullah Hoti

Ja arsyet pse Minishengeni i Rames dhe Vuciqit eshte i rrezikshem per Kosoven! Per pasoje dhe pse Rama dhe Vuciq jane kercenim per Kosoven! I gjeni keto te ky status i zotit Abdullah Hoti.
EB

Gestern um 10:17

Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin e kemi refuzuar në vitin 2016. Ja disa arsye pse ky projekt nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve në regjion:

1. Ia pamundëson Kosovës të vendosë kontrolle (tarifa, apo reciprocitet të plotë) për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës, në radhë të parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe e pengojnë në çdo formë.

2. Mundëson lëvizje të papenguar për zyrtarë serbë që vijnë në Kosovë për fushatë politike kundër shtetit të Kosovës, pa pasur mundësi të ndalen në kufi për shkak të “lëvizjes së lirë” pa leje paraprake që mundëson minishengeni.

3. E de-faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht në kontekst të marrëdhënieve rajonale, pasi marrëveshja nënkupton delegimin e fuqisë shtetërore në minishengen.

4. Favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në.

5. Krijon mundësi për invazion të mallrave nga Rusia dhe vendet e zonës ekonomike ruse për shkak se Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.

6. Si vendi me popullsinë dhe me ekonominë më të madhe në rajon, Serbia përmes kësaj ideje tenton ta mbajë sa më gjatë regjionin e Ballkanit jashtë Bashkimit Evropian, në pritje të krijimit të balanceve të tjera gjeopolitike me rol të shtuar të Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat