Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon planin e DGSE-së, Putinit, Vuçiçit, Ramës dhe Thaçit, si dhe takimin e fshehtë të Presidentit

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon planin e DGSE-së, Putinit, Vuçiçit, Ramës dhe Thaçit, si dhe takimin e fshehtë të Presidentit

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:57
Presidenti Thaç gjatë takimit në Paris

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur përsëri për planin sekret francez të përgatitur në Paris nga DGSE-ja, e cila thotë se e propozoi ndarjen e Kosovës.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, takimet e papritura të Thaçit dhe Macronit në Paris në vitin 2018 ku ishte prezent edhe rekrutuesi i tij, oficeri i Shërbimit Sekret Francez Arnaud, ishin lëvizje të dyshimta politike.

Miftari pyet se çfarë kërkonte Arnaudi në këtë takim, i cili është këshilltar i Vuçiqit dhe dhëndër serb.

“Për këtë skenar (të fshehtë) të Putinit, Vuçiçit, Ramës dhe Thaçit, intensiv janë duke punuar Shërbimi Sekret Francezë, aleat i përbetuar i Serbisë që nga Luftërat Ballkanike (Sollunski Frant), të lidhura ngushtë me UDB-në / BIA-në serbe, që me urdhër të Ivica Stanishiqit, e kishin rekrutuar Hashim Thaçin që nga viti 1994 – 1995, i cili, me ndihmën dhe kujdesin e tyre arriti ta neutralizoj Konferencën e Rambujes, duke e shantazhuar drejtpërsëdrejti Ibrahim Rugovën, duke e përçarë përbrenda elitën shqiptare para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së, duke vrarë, eliminuar dhe përçarë ajkën e patriotizmit dhe trimërisë shqiptare”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Rastësi?... Jo, aspak historia po ripërsëritet prapë pasi historitë e dhimbshme i harrojmë shpejt!

Plani i shërbimit sekret Francez i përgatitur në Paris nga DGSE që propozonte ndarjen e Kosovës 60/40, në mars të vitit 1999 ju kishte dorëzuar Sllobodan Millosheviçit në Beograd, por, ky i fundit e kishte refuzuar.

Takimet e papritura të Hashim Thaçit me Emanuel Makro në Paris, në mars e prill 2018, ku prezentë ishte edhe oficeri i Shërbimit Sekret Francezë Denjear Arnaud, rekrutuesi i Hashim Thaçit që nga viti 1995, duket se ishin lëvizje të dyshimta politike. Lind pyetja: agjenti francezë, Denjear Arnaud, dhëndër serb, këshilltarë i Aleksandër Vuçiçit dhe Euro - deputet i Bashkimit Evropian, çfarë kërkonte në këto takime zyrtare?

Loja e rrezikshme me Mini Shengenin Ballkanik, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje e radhës së ringjalljes së një Mini Jugosllavie të re në krye me Serbinë, duke e gllabëruar jo vetëm Kosovën, por, edhe Shqipërinë e Maqedoninë. Dukët qartë se ky është planë i stërholluar i Putinit për influencën strategjike në Ballkan, në favorin dhe dominimin e Serbisë dhe sllavëve në njërën anë, dhe shkatërrimin e dy shteteve shqiptare në anën tjetër.

Për këtë skenar (të fshehtë) të Putinit, Vuçiçit, Ramës dhe Thaçit, intensiv janë duke punuar Shërbimi Sekret Francezë, aleat i përbetuar i Serbisë që nga Luftërat Ballkanike (Sollunski Frant), të lidhura ngushtë me UDB-në / BIA-në serbe, që me urdhër të Ivica Stanishiqit, e kishin rekrutuar Hashim Thaçin që nga viti 1994 – 1995, i cili, me ndihmën dhe kujdesin e tyre arriti ta neutralizoj Konferencën e Rambujes, duke e shantazhuar drejtpërsëdrejti Ibrahim Rugovën, duke e përçarë përbrenda elitën shqiptare para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së, duke vrarë, eliminuar dhe përçarë ajkën e patriotizmit dhe trimërisë shqiptare.

Hashim Thaçi nuk u ndal me kaq, vazhdoj lojën e tij të tradhtisë deri sa arriti majën e pushtetit duke i bërë dëme të pariparueshme shtetit të ri e të porsa formuar të Kosovës, gjithmonë për interesa të Serbisë.

Ahua, a mund ta ndalë kush këtë uragan të tradhtisë, prapë Parisi prapë Serbët, Rusët, Franzët i kem edhe Esat Pashat, Hashim Thaqin e Edi Ramen por në kombin ton nuk kemi më gjallë Avni Rrustemin.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat