Xhavit Haliti e mohon se ka marrë ftesë nga Specialja - Bota Sot
Xhavit Haliti e mohon se ka marrë ftesë nga Specialja

Aktuale

Xhavit Haliti e mohon se ka marrë ftesë nga Specialja

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:34
Xhavit Haliti

Përkundër shumë raportimeve gjatë ditës së djeshme se Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, ish anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Hailit i cili është duke qëndruar në Gjermani si shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për Politikë të Jashtme, tha se deri më tani  nuk i ka ardhur asnjë ftesë nga Specialja.

“Këtu në Gjermani nuk po vinë ftesat, kur vi në Kosovë të na prufshi ndonjë ftesë ju mediat në rregull është, por ata tjerët nuk kanë me pru”, tha Haliti.

Ndërkohë, edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë mohuar se Halit ka marrë ftesë nga Specialja.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati i ka thënë KosovaPress-it, se nuk beson që Xhavit Haliti është aq naiv dhe të frikohet që të mos dal në publik dhe të tregoi se ka marrë ftesë.

Gucati: Xhavit Haliti nuk ka marrë ftesë nga Specialja

“Xhavit Haliti nuk gjendet në Kosovë fare, është në Gjermani. Kështu që Xhavit Haliti nuk ka marrë ftesë fare se ne njihemi me të mirë dhe kemi raporte shumë të mira me Xhavit Halitin, kështu që Xhavit Haliti nuk ka marrë pjesë, nuk është e vërtetë që ka marrë ftesë. Ne gjithë ditën dje jemi interesuar dhe kemi pasur kontakte me të afërmit e tij, si unë, si nënkryetari Nasimi, kështu që Xhaviti ftesë nuk ka marrë. Momentin që Xhavit Haliti do të marrë ftesën, ai do të lajmërohet dhe ne do të lajmërojmë që ka marrë ftesë.. Nuk besoj që Xhavit Haliti është aq naiv dhe të frikohet që të mos dal në publik se ka marrë ftesë ”, ka thënë Gucati.

Në muajin e fundit janë intensifikuar ftesat nga Gjykata Speciale, teksa këto ditët e fundit ftesë ka marrë njëri ndër themeluesit e UÇK-së, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, si dhe ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Rexhep Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat