Bilall Sherifi: Nuk do t’i kujtojmë fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve

Aktuale

Bilall Sherifi: Nuk do t’i kujtojmë fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:52
Bilall Sherifi

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, po thotë se situata nëpër të cilën ka kaluar partia e tij gjatë kohës kur nuk dihej se a do ta kalonin pragun, ishte e vështirë.

Sherifi ka shkruar në Facebook se përpjekjet që me votat e ardhura nga Serbia është tentuar të eliminohet përfaqësimi i më shumë se 42 mijë qytetarëve të Kosovës.

“Situata që kemi kaluar kohëve të fundit, sidomos gjatë përpjekjeve që me ndihmën e 3104 votave të ardhura në mënyrë ilegale nga Serbia t’i eliminojnë nga përfaqësimi më shumë se 42 mijë qytetarë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, ishte tejet e vështirë”, ka shkruar Sherifi.

Ai tërë këtë situatë e ka përshkruar me një thënie të Martin Luther-King.

“Ajo që më së shumti më ka rënduar në periudhën që kemi kaluar sintetizohet në mënyrë brilante në thënien e famshme të Martin Luther-King: “Në fund, nuk do t’i kujtomë fjalët e armiqve, por heshtjet e miqve tanë. Sidoqoftë, nuk harrojmë as ata që në këto momente të rënda na qëndruan afër dhe kishin besim që ligjshmëria do të ngadhënjejë në Kosovë!”, ka shkruar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat