Lista Serbe ka ankesa për Albin Kurtin pas takimeve me njerëzit e Merkelit në Berlin

Aktuale

Lista Serbe ka ankesa për Albin Kurtin pas takimeve me njerëzit e Merkelit në Berlin

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:52
Lista Serbe ka ankesa për Albin Kurtin pas takimeve me njerëzit e Merkelit në Berlin

Lista Serbe ka publikuar një njoftim pas takimeve të zhvilluara gjatë vizitës dy ditore në Berlin.

Zyrtarë të Listës Serbe të prirë nga kryetari i partisë, Goran Rakiq, kanë qëndruar për një vizitë dy ditore në Berlin, ku kanë takuar zyrtarë të parlamentit gjerman dhe qeverisë së kancelares, Angela Merkel.

Gjatë këtyre takimeve, është diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit, përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re por edhe për të drejtat e minoriteteve në Kosovë.

Në një njoftim të publikuar në profilin e Listës Serbe në Facebook thuhet se Matias Lunberg ka shfaqur pritjet e kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka bërë thirrje të respektohet vullneti elektoral i të gjithë komuniteteve.

Sipas njoftimit të publikuar nga Lista Serbe, marrja e pozitave nuk është prioritet i tyre. Por, ata kanë adresuar disa kritika ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. “Ai vazhdimisht po përpiqet të degradojë Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj, duke thënë se dëshiron të bisedojë vetëm më ata serbë që ai i konsideron të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Goran Rakiq ka thënë se një refuzim i tillë për të folur me përfaqësuesit, siç ka thënë ai, të vetmit të ligjshëm të zgjedhur nga qytetarët serb është mungesë e respektimit të të drejtave të serbëve, ndërkohë ka shtuar se retorika e ashpër e politikanëve shqiptarë nuk kontribuon në stabilitetin dhe rrit mosbesimin në mes të popujve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat