Zemaj e uron Bayer: Vazhdojmë drejt synimeve për Kosovën euroatlantike

Aktuale

Zemaj e uron Bayer: Vazhdojmë drejt synimeve për Kosovën euroatlantike

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 13:08
Astrit Zemaj, Peter Bayer

Zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Astrit Zemaj  e ka uruar Peter Bayer për emërimin në postin e raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka thënë se “vazhdojmë drejt synimeve tona për Kosovën euroatlantike”.

Postimi i plotë:

10 vite punë, përkushtim dhe miqësi për Kosovën.

Urime deputetit te parlamentit federal të Gjermanisë, Peter Bayer (MdB-Bundestag), në pozitën e re të raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Vazhdojmë drejt synimeve tona për Kosovën euroatlantike.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat