Refuzimi i ankesës së grupit “Drenica”, ambasadori amerikan flet për vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Refuzimi i ankesës së grupit “Drenica”, ambasadori amerikan flet për vendimin e Kushtetueses

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Philip Kosnett

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila refuzoi ankesën e grupit “Drenica”.

Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj, kishin bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cile, sipas tyre, u ka shkelur të drejtat për barazi para ligjit dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

E këtij vendimi i është gëzuar Kosnett. Ai përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që Kushtetuesja e ka refuzuar ankesën në lëndën e ndjeshme të krimeve të luftës.

Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë e institucioneve gjyqësore, për pjekurinë e tyre dhe rezistencën ndaj frikësimit politik.

“I lumtur të shoh vendimin e Kushtetueses që hedh poshtë ankesën që prek një çështje shumë të madhe të krimeve të luftës. Kjo është një shenjë e mirëpritur e pjekurisë së institucioneve gjyqësore, si dhe rezistencë ndaj frikësimit politik”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat