Acarohen raportet LVV-Nisma: Ja reagimi i fundit i Nismës dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Acarohen raportet LVV-Nisma: Ja reagimi i fundit i Nismës dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Vetëvendosjes

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 17:31
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Nisma për Kosovën ka reaguar pas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Skënder Reçica nga ky subjekt politik, thotë se komunikata e LVV-së është kërcënim ndaj institucioneve të drejtësisë.

“Lëvizja Vetëvendose me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetutshmërinë”, shkruan Reçica në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje akuzon LVV-në se po e kërcënon shtetin ligjor ende pa e marrë drejtimin e shtetit.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Komunikata e LVV-së është kërcënim i drejtpërdrejtê ndaj institucioneve të drejtësisë.

Thuhet se sulmi është mbrojtja më e mirë. Atë po e bënë edhe LVV-ja.

Lëvizja Vetëvendose me këtë deklaratë drejtpërdrejtë kërcënon gjyqtarët dhe tregon se ata nuk e dinë çka është shteti dhe drejtësia. Veprimet e saja nuk kanë lidhje me demokracinë, ligjin dhe kushtetushmërinë.

Ata mendojnë se shteti është parti apo partia është shteti!

Çfarë shprese për ndryshim është kjo, kur ende pa marrë drejtimin e shtetit, frikëson e kërcënon shtetin ligjor. Ajo nuk po tregon sesi ndërtohet shteti i së drejtës, por si kapet shteti dhe institucionet e pavarura të tij.

Pra ky është angazhim konkret në kapjen e shtetit!

Pikërisht, Vetëvendosje është partia e fundit në Kosovë që mund të flasë për pastërti elektorale, veçanërisht pas tentimit të turpshëm për të kontrabanduar pakot nga Serbia dhe për të grabitur mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat