LVV dhe LDK e shkelin me vota PAN-in

Aktuale

LVV dhe LDK e shkelin me vota PAN-in

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 18:22
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Lëvizja Vetëvendosje si e para dhe LDK-ja e dyta, kanë marrë rreth 90 mijë vota më shumë sesa koalicioni PAN së bashku.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, sovrani votoi për ndryshime të mëdha në Kosovë, ata PAN-in e ndëshkuan për mos punën e tyre dhe keqpërdorimet ndaj buxhetit të Kosovës.

PDK-ja doli e treta, kurse AAK-ja e katërta, e Nisma Socialdemokrate me shumë ankesa dhe parregullsi duan që me zor të futen në Kuvend, edhe pas ndëshkimit që mori nga votuesit.

Analisti politik Blerim Vela përmes një postimi në Facebook, thotë se vullneti qytetar është i qartë dhe Qeveria e re nuk duhet të përfshijë asnjë parti të koalicioni PAN.

Postimi i plotë:

Mandati qytetar per qeveri te ndryshimit dhe guximi per te shkuar ne zgjedhje te reja

Levizja Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosoves, sipas rezultatit perfundimtar (jo te certifikuar), kane marre se bashku 427,269 vota. Ndersa, partite e koalicionit PAN se bashku kane marre 317,600 vota.

Vullneti qytetar eshte i qarte - qeveria e re nuk duhet te perfshij asnje parti te koalicionit PAN. LVV dhe LDK nuk duhet te bejne pazar me asnjeren nga partite e koalicionit PAN qe synim primar kane vazhdimin e modelit ekzistues te (keq)qeverisje.

Nese ky vullnet tentohet te tjetersohet nga partite qe kane kapur shtetin, LVV dhe LDK duhet te provojne te formojne shumice qeverisese me mbeshtetje nga komunitetet pakice, por edhe te marrin guximin qe te kerkojne zgjedhje te reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat