Ish-diplomati shqiptar kritikon BE-në për liberalizim të vizave, ka një mesazh për Kosovën

Aktuale

Ish-diplomati shqiptar kritikon BE-në për liberalizim të vizave, ka një mesazh për Kosovën

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 20:02
Lulzim Peci

Ish-diplomati, Lulzim Peci përmes një postimi në Facebook ka kritikuar BE-në që po e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të filloj asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse, shkruan ai.

Tutje, ai ka shtuar se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Poshtersine me te madhe qe mund ta beje BE-ja me Kosoven eshte nderlidhja e liberalizimit te vizave me dialogun me Serbine.

Dialogu dhe liberalizimit nuk kane te bejne asgje njera me tjetren.

Kosova nuk duhet te filloj fare dialogun me ndermjetesim te BE-nese vezhdon me kushtezime te tilla, non sense dhe perulese.

BE-ja ka filluar t’i perngjaje “transformersave”, dhe nuk po e kupton qe kredibiliteti i saj ne regjion eshte duke u venitur me renie te lire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat