Nënkryetarja e VV-së: Jo me NISMA-n në Qeveri, ose në zgjedhje të reja!

Aktuale

Nënkryetarja e VV-së: Jo me NISMA-n në Qeveri, ose në zgjedhje të reja!

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 20:48
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Fatmire Mulhaxha Kollçaku e Vetëvendosjes, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Në një postim në FB, ajo shkruan se ‘pazari nuk kalon”. Këtu mund ta ketë fjalën për vendimet e fundit të PZAP dhe Supremes, të cilat anuluan votat nga Serbia, rrjedhimisht, morën vendim në favor të Nismës Socialdemokrate që votat e ardhura nga Serbia të mos hyjnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ajo shkruan në FB kështu:

“Jo për inat, por për parim!
Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda.

Pazari kaloi pragun.
#pazarinukkalon”

Derisa më pas, një komentuesit i përgjigjet kështu:

“Nëse është nevoja, prapë(zgjedhje)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat