Krasniqi i Nismës vjen me një premtim publik: Nëse Nisma dhe VV hynë në koalicion, do ta bëjë këtë…

Aktuale

Krasniqi i Nismës vjen me një premtim publik: Nëse Nisma dhe VV hynë në koalicion, do ta bëjë këtë…

Nga: N.H Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:13
Vllaznim Krasniqi

Vllaznim Krasniqi i Nismës Socialdemokrate i është përgjigjur deputetes nga radhët e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, e cila ka deklaruar se nuk ka ç’kapje të shtetit me Nismën brenda pragut.

Ndërsa, Krasniqi mes tjerash në profilin e tij ka bërë edhe një premtim publik.

Ai ka premtuar se nëse këto dy parti do të bëjnë koalicion, ai përgjithmonë do të largohet nga partia e Fatmir Limajt.

Ja shkrimi i tij:

Ehh une po e baj nje zotim publik!

Inxhe Fatmire, nese NISMA hynë ne koalicion me VETËVENDOSJEN per qeverisje, atehere une do te jap DORHEQJE nga NISMA, edhe nga çdo aktivitet i partisë ku veproj.

HARRONE KOALICIONIN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat