Konjufca – Nismës: Leni lojërat e patriotizmin, u mobilizuat me i gjetë ku janë e ku s’janë votat

Aktuale

Konjufca – Nismës: Leni lojërat e patriotizmin, u mobilizuat me i gjetë ku janë e ku s’janë votat

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:19
Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje  ka thënë se Nisma Social Demokrate është mobilizuar me gjithë sistemin vetëm që të arrijë kalimin e pragut.

‘’Në momentin kur këta  e kanë kuptu që me 844 vota Nisma bie, këta janë mobilizu me gjet një zgjidhje. Zgjidhja  e parë ka qenë diaspora, me i anulu votat e diasporës. Kur nuk mujtën me arritë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim njo 3 mijë vota Listës Serbe ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrëfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV-në’’, ka thënë Konjufca.

‘’Kjo ka qenë skenar i përkryer për të gjithë ata që e luftojnë VV’në. Nëse Nismës do t’i dështonte kjo ankesë, do të gjenin disa vota tjera, ku janë  e ku s’janë, 30 mijë vota kudo që janë sepse u mobilizu krejt sistemi sepse aty është kufiri ku Nisma hyn në Kuvend’’

‘’Le t’i lënë shpifjet, lojërat e patriotizmit kush po mbron vota prej Serbisë, e kush jo. Argumenti im ishte që po të ishte patriotizmi, Nisma nuk do t’i kish pranu këto vota më 2014, e 2017. I mbyllnin sytë dhe thonin se ky është ligji’’

‘’Shumë e dyshimtë dhe skenar politik. Këtu nuk bën me përjashtu edhe korrupsionin dhe paratë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat