Vazhdon “lufta” VV-Nisma: Pasi Konjufca tha se pati ndërhyrje politike me kalimin e pragut, vjen reagimi i Endrit Shalës

Aktuale

Vazhdon “lufta” VV-Nisma: Pasi Konjufca tha se pati ndërhyrje politike me kalimin e pragut, vjen reagimi i Endrit Shalës

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 23:47
Nisma Socialdemokrate

Vetëm pak kohë pasi zyrtari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se pati ndëhyrje politike, në mënyrë që Nisma ta kaloj pragun, ka ardhur reagimi nga përfaqësuesit e kësaj partie.

Kandidati për deputet nga Nisma, Endrit Shala i është kundërpërgjigjur Konjufcës.

Sipas tij, Vetëvendosje u mundua që të grabis mandatet e deputetëve.

Reagimi i plotë:

Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar!

E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-s t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë!

#grabitjanukkaloi!

E.SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat