OAK: Do të jemi roje të zbatimit të ligjit - Bota Sot
OAK: Do të jemi roje të zbatimit të ligjit

Aktuale

OAK: Do të jemi roje të zbatimit të ligjit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 11:26
Oda e Avokatëve të Kosovës

Oda e Avokatëve të Kosovës me ceremoni solemne ka shënuar sot 46 vjetorin e themelimit, ku u premtua se do të jenë roje të zbatimit të ligjit.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, tha se oda ka shënuar suksese në vazhdimësi.

"Oda dhe organet e saj drejtuese tani janë pjesë e të gjitha trupat profesionale në sistemin e drejtësisë. Ne sot jemi bërë një shtëpi e madhe dhe iu japim premtimin se do të jemi roje të zbatimit të ligjit. Ndër të gjithë të barabartë, unë si kryetar do të jap përkushtimin që refleksioni i odes të ketë shtrirje ndërkombëtare", tha ai.

Në këtë 46 vjetor, OAK ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku mbështetja ligjore e shumë munguar për trajtimin e të gjitha rasteve të gazetarëve, pritet të lehtësohet me nënshkrimin e këtij memorandumi.

Po ashtu, në shënimin e këtij përvjetori është bërë edhe ndarja e fondit të bamirësisë për fëmijët e diagnostikuar me kancer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat