Votat nga Serbia vazhdojnë të figurojnë në faqen e KQZ’së, Elezi tregon se kur do të hiqen

Aktuale

Votat nga Serbia vazhdojnë të figurojnë në faqen e KQZ’së, Elezi tregon se kur do të hiqen

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:43
Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka zbatuar ende vendimin fillimisht të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme për pakot e ardhura nga Serbia.

Të paktën kjo konfirmohet duke iu referuar uebsajtit zyrtar të KQZ-së, ku shihet se fletëvotimet e ardhura nga Serbia ende qëndrojnë në sistem. Përkundër që tashme po bëhen disa ditë kur dy instanca gjyqësore kanë urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato fletëvotime.

Në vendimin e PZAP që mban datën 11 nëntor, PZAP kishte urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Në anën tjetër, KQZ ka nis të zbatoj vendimin gjyqësor për rinumërimin e mbi 1400 kutive.

Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se ato rezultate së shpejti pritet të largohen dhe se KQZ-ja nuk do të publikojë rezultate të tjera deri në zbatimin e të gjitha vendimeve të institucioneve përkatëse.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në. Prandaj, me qëllim të zbatimit të vendimit të PZAP-it, i konfirmuar nga Gjykata Supreme, do të largohen nga rezultati përfundimtar rezultati i fletëvotimeve nga Serbia”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të publikojë rezultate të tjera njëherë, pasi kjo do të bëhet në një fazë të mëvonshme dhe pasi të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve përkatëse”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se pas ankesave të ndryshme të subjekteve poltike të cilat garuan në zgjedhjet e 6 tetorit, shumë nga vendvotimet janë rinumëruar, deri sa aktualisht po rinumërohen edhe 1407 vendvotime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat