Kandidati i VV’së për deputet krahason NISMA’n me rriqrat - Bota Sot
Kandidati i VV’së për deputet krahason NISMA’n me rriqrat

Aktuale

Kandidati i VV’së për deputet krahason NISMA’n me rriqrat

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Vetëvendosje

Akuzat për ngacmime e seksuale e orgji ndërmjet anëtarëve të Vetëvendosjes dhe NISMA’s kanë kaluar në një rrafsh tjetër. Tash, kandidati i Partisë së Albin Kurtit për deputet Visar Korenica ka thënë se NISMA ka shumë ngjashmëri me rriqrat.

“NISMA si rriqrat – sa shumë ngjashmëri”. Ky është komenti i kandidatit numër 83 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Rahoveciani që ka dështuar të bëhet deputet e ka bërë këtë koment pasi zyrtarët tjerë të Vetëvendosjes dhe NISMA’s filluan akuzat për ngacmime seksuale e orgji pasi koalicioni i Fatmir Limajt me Pacollin kaloi pragun, mori gjashtë deputetë, tre prej të cilëve mund t’i shkonin Partisë së Albin Kurtit.

Visar Korenica ishte votuar nga 4 mijë e 556 qytetarë të Republikës.

Kandidati i partisë fituese ka shkruar edhe një reagim në FB duke thënë se s’e ka përmendur Malishevën kur ka krahasuar NISMA’në me rriqrat.

“Askund se kam permend Malisheven qe e kam per zemer si cdo qytet tjeter te Kosoves”, ka shkruar Korenica, në një reagim të mëvonshëm.

Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë ka dalë parti fituese. Është duke negociuar ndërtimin e koalicionit me LDK’në.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK s’kanë qeverisur asnjëherë. Janë kundërshtuar mes vete. Kur LDK ishte në pushtet, Vetëvendosje dhe Albin Kurti i ishin referuar Isa Mustafës si “njeri i Serbisë”. E kishin gjuajtur me ve, gazlotjsjellës dhe i kishin sulmuar në rrugë e shtëpi. Tash, Albin Kurti i referohet Isa Mustafës si profesor Mustafa.

Deri më tash është raportuar se LDK hyn në koalicion nëse e merr Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Financave etj.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se do t’i japin LDK’së pushtet aq sa ka peshë në skenën politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat