Mes përplasjeve VV-Nisma, KQZ rinumëron 364 vendvotime

Aktuale

Mes përplasjeve VV-Nisma, KQZ rinumëron 364 vendvotime

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

KQZ po vazhdon rinumërimin e 1428 kutive të votimit pas vendimit të PZAP-it.

Për QNR-në, nuk ka pushim as sot teksa po vazhdon rinumërimin e këtyre kutive.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi  ka konfirmuar se deri në orën 16 janë numëruar 65 vendvotime, që në total shkon në 364 të numëruara, apo 26% nga numri i përgjithshëm.

“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është: 364 apo rreth 26%”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se ky proces po kryhet mes akuzave të ashpra mes Nismës e Vetëvendosjes për ndërhyrje në këtë proces.

Madje gjatë ditës së djeshme, akuzat mes këtyre dy subjekte eskaluan, duke u përmendur edhe ngacmimet seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat