Nisma në Malishevë i reagon fuqishëm kandidatit të VV-së: “Për këto fatkeqësi nuk kanë keqardhje fare Lëvizja e Albin Kurtit”

Aktuale

Nisma në Malishevë i reagon fuqishëm kandidatit të VV-së: “Për këto fatkeqësi nuk kanë keqardhje fare Lëvizja e Albin Kurtit”

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 19:14
Limaj dhe Begaj

Nisma Socialdemokrate në Malishevë, ka reaguar përmes një komunikata për media, lidhur me deklarimin e Visar Korenicës, ish-kandidat nga Vetëvendosje për deputet, i cili orë më parë bëri një krahasim fyes e poshtërues ndaj qytetarëve të Malishevës.

Kjo parti gjithashtu deklaron se e gjithë Kosova e di për fatkeqësitë që pësuan qytetarët e Malishevës nga rriqrat, andaj sipas Nismës në Malishevë kjo është fyerje dhe tallje me qytetarët e Malishevës, si dhe është gjesti më i ulët që vije nga një përfaqësues i VV-së.

Ja kumtesa e plotë:

Sot qytetarët e Malishevës u ofenduan dhe u poshtëruan skajshmërisht nga zyrtarë dhe kandidatë për deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE.

Jo veç Malisheva, por e gjithë Kosova e di për fatkeqësitë që pësuan qytetarët e Malishevës nga rriqërat, insekte këto që sollën epideminë e etheve hemorragjike, e që fatkeqësisht nga ky virus humbën jetën dhjetëra qytetarë të Malishevës!
Por, për këto fatkeqësi si duket nuk kanë keqardhje fare zyrtarë dhe kandidatë për deputet nga Lëvizja e Albin Kurtit!
Fakti se këta njerëz nuk kanë një ndërgjegje të tillë të keqardhjes, tregon më së miri edhe tallja e tyre me RRIQËRAT.

Visar Korenica, ish kandidat nga LVV, ka bërë një krahasim fyes e poshtërues ndaj qytetarëve të Malishevës, duke ua rikujtuar atyre në formën më poshtëruese fatkeqësitë e RRIQËRAVE!
Fakti se si ai e ka bërë krahasimin, haptazi lë të kuptohet se qytetarët e Malishevë janë po ashtu si RRIQËRAT!

Kjo fyerje dhe tallje me qytetarët e Malishevës është gjesti më i ulët që vije nga përfaqësues të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe si i tillë është i pa pranueshëm, jo veç për degën e NISMA Socialdemokrate në Malishevë, por për të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat