NISMA është kancer i Kosovës, do të bëjë lloj-lloj akuze për të kaluar pragun

Aktuale

NISMA është kancer i Kosovës, do të bëjë lloj-lloj akuze për të kaluar pragun

Nga: M.H Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 19:27
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

KQZ po vazhdon rinumërimin e 1428 kutive të votimit pas vendimit të PZAP-it. KQZ-a, ka konfirmuar se deri në orën 16 janë numëruar 65 vendvotime, që në total shkon në 364 të numëruara, apo 26% nga numri i përgjithshëm.

Kujtojmë se ky proces po kryhet mes akuzave të ashpra mes Nismës e Vetëvendosjes për ndërhyrje në këtë proces.

Madje gjatë ditës së djeshme, akuzat mes këtyre dy subjekte eskaluan, duke u përmendur edhe ngacmimet seksuale.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që ky vonim i rinumërim i votave duhet të jap përgjegjësi KQZ, pasiqë NISMA, do të vazhdojë të bëjë lloj-lloj akuza për të kaluar pragut.

NISMA, është kancer i Kosovës dhe se ky zingjir kriminel nuk do të dorëzohet lehtë, përfundon, Krasniqi.

“Është bërë e tepërt numërimi dhe rinumërimi i votave. Me këto kuti që do të rinumërohen, i bie që mbi 80 përqind të kutive do të rinumërohen. KQZ mban përgjegjësi për degradimin e procesit të zgjedhjëve. Pas formimit të Qeverisë së re, Valdete Daka duhet të jap përgjegjësi për këtë. Rinumërimi i votave ka pasur vetëm një qëllim, që Nisma ta kalojë pragun dhe të komplikohet krijimi i Qeverisë”.

Image
Faik Krasniqi

“NISMA është kancer i shtetit të Kosovës, hajna dhe zhvatës të parasë publike. Ata do të bëjnë lloj-lloj akuza, sepse akoma nuk e kanë të sigurtë kalimin e pragut. Sikur votat e Serbisë nuk do të kishin ndikim në kalimin e pragut të Nismes, ato do të pranoheshin ashtu siç janë pranuar gjithmonë. Zingjiri kriminel nuk dorëzohet lehtë. Kjo kupolë e krimit institucional dëshiron që kjo gjendje të vazhdojë akoma, në mënyrë që paraja e qytetarëve të Kosovës të vjedhet akoma”, përfundon, Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat