Deputetja e Vetëvendosjes e vë në siklet Valdete Dakën

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes e vë në siklet Valdete Dakën

Nga: D.RR Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 20:26
Valdete Daka

Deputetja që do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se me pa durim po pret deklaratat e Valdete Dakës për gjetjet e rinumërimit, përcjellë "Bota sot".

“A është vjedhë?”, “Kush ka vjedhë”, “Cilat janë gjetjet?”, janë vetëm disa nga pyetjet që Kollçaku pret përgjigje nga Daka.

Ajo thotë se tash e tutje përgjegjësia bie vetëm në KQZ-në.

Postimi i plotë:

Pa durim do të presim prononcimin e Valdete Dakës për gjetjet e rinumërimit.
A është vjedhë?
Kush ka vjedhë?
Cilat ishin gjetjet e rinumërimit të parë dhe të dytë? A ishin gjetur fakte që do të jepnin indicione për një rinumërim shtesë dhe total të votave?
Pse nuk u njoftua opinioni publik për të gjitha gjetjet?
A do të japë përgjegjësi dikush për formularët e fotokopjuar me defekte?
Pse një proces i rregullt zgjedhor u shndërrua në maskaradë?
BOLL MA!
Tash e tutje përgjegjësia bie vetëm në KQZ-në, sepse i ka në dispozicion të gjitha instrumentet ligjore.
#raportim
#transparencë
#përgjegjës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat