Albin Kurtit i kërkohet që të mos bëj koalicion me këtë parti

Aktuale

Albin Kurtit i kërkohet që të mos bëj koalicion me këtë parti

Nga: D.RR Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 22:22
Albin Kurti

Sot gjatë ditës, zyrtarë të AKR-së thanë se mund të ketë bisedime AKR-VV për një koalicion të mundshëm qeverisës, e këtë ta bëjnë pa përfshirjen e Nismën, ndonëse janë në koalicion me këtë parti.

Mirëpo Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që Albin Kurti të mos bëj koalicion qeverisës me partinë e Behgjet Pacollit, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Maxharrajt, kjo nuk duhet bërë për shkak se AKR-ja tradhtoi LDK-në në 2017-tën kur kaloi në koalicionin PAN dhe arsyeja tjetër është dështimi i madh i Pacollit në diplomacinë e jashtme të Kosovës, ku ne humbëm 16 njohje.

Ndër tjera, Maxharraj ka shkruar se me AKR-në në qeveri, do të ketë shumë dëm për vendin.

Postimi i plotë:

ALBIN, JO KOALICION ME AKR-NË E BEHGJET PACOLLIT.

Behgjet Pacolli është figura me tragjike ne politikëbërjën e Kosovës. Ky njeri sikur hyri me zor në politikë, sepse politika nuk po ia do. Në çdo zgjedhje del i humbur. Herën e fundit e tradhtoi LDK dhe shkoi e u rrasë në PAN-in e Kadri Veselit. Me 3-4 deputet i mori 4 ministri dhe z/kryeministrin.

E mori ta udhëheqë Ministrinë e jashtme, pra diplomacinë pa pas haber për këtë punë. Ministria e tij nuk kishte kurrfarë përformance, vetëm skena skandaloze në arenën ndërkombëtare. Gjatë gjithë kësaj periudhe sa ishte në krye te diplomacisë kosovare nuk e solli asnjë njohje, por kolegu i tij nga Serbia Ivica Daçiq ia mori 16 çnjohje. Për te gjitha këto çnjohje ne çdo vend demokratik do te ishte marr në përgjegjësi për shkatërrimin e shtetit duke ia zvogëluar njohjet. Por ky edhe përkundrejt kësaj po qonë krye në stilin se kush jam unë. E unë i them se nuk je kërkushi, sespe paraja nuk e banë njeriun njeri.

Gjithmonë kam qenë idhetar që partitë xhuxhe te mos i ngjitën qeverisë, sepse ato janë të zezat e shtetit, manipulimi me to është i turpshëm dhe fatal për një qeverisje të mirë.

Zërat dhe shushurimat apo sinjalet qe po dëgjohen se gjoja AKR është e gatshme të bisedoj me Albin Kurtin nuk i bëjnë mirë qeveris se re, por vetëm dëm. Po AKR nuk është parti. Nuk besoj së z Albin Kurtit ia ka qorru zoti sytë qe te bën koalicion me këso parti te dështuara politikisht te cilat qeverisë mund ti sjellim vetëm dëm.

Nëse Albin Kurti shkelë në një dërrasë te këtillë vaj halli me të. Albin larg partive te korruptuara me njerëzit qe janë në to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat