QNR përjashton vëzhguesin e Nismës pasi kërcënoi zyrtarët

Aktuale

QNR përjashton vëzhguesin e Nismës pasi kërcënoi zyrtarët

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve ka përjashtuar nga procesi i vëzhgimit Behar Amerllahun nga Nisma pasi ky kishte fyer dhe kërcënuar zyrtarët e këtij institucioni.

Amerllahu përdori fjalë fyese dhe kërcënuese pas kontestimit të vlefshmërisë së një fletëvotimi me një nga zyrtarët. Ky i fundit ka thënë se ka respektuar vendimin e PZAP-së në lidhje me këtë çështje.

Për këto sjellje, thyerjes së kodit të mirësjelljes dhe kërëcënimit në bazë të rregullativës atij i është ndaluar hyrja në QNR.

QNR ka kërkuar nga Nisma që vëzhguesi të zëvendësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat