Kusari-Lila: Rinumërimi i votave po sjell dyshime për rezultatin

Aktuale

Kusari-Lila: Rinumërimi i votave po sjell dyshime për rezultatin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 23:08
Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e zgjedhur në zgjedhjet e 6 tetorit, Mimoza Kusari-Lila, ka vlerësuar se zgjatja e procesit zgjedhor është duke dëmtuar kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve.

Ajo ka thënë se rinumërimi i votave po sjell dyshime dhe skepticizëm për rezultatin që mund të pasojë nga ky proces.
Megjithatë, Kusari-Lila ka deklaruar se Alternativa është që asnjë vote të mos i humbet vlera.

Ajo ka lavdëruar procesin e bisedimeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se për herë të parë po ndodh një diskutim serioz për formimin e një koalicioni qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat