Jusuf Buxhovi: Nuk besoj se Enver Hoxha do ta tradhtonte Kosovën siç po vepron Edi Rama - Bota Sot
Jusuf Buxhovi: Nuk besoj se Enver Hoxha do ta tradhtonte Kosovën siç po vepron Edi Rama

Aktuale

Jusuf Buxhovi: Nuk besoj se Enver Hoxha do ta tradhtonte Kosovën siç po vepron Edi Rama

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 23:47
Jusuf Buxhovi

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për historinë e trojeve shqiptare dhe ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare.

Buxhovi ka tërhequr edhe një paralele mes takimeve që kishte mbajtur Enver Hoxha me Titon në Novi Sad në vitin 1986 dhe takimit që pati Rama me Vuçiqin këtë vit në Novi Sad.

“Dallimi është shumë i madh. Edhe Enveri edhe Tito ishin udhëheqës legjitim. Sot Shqipëria dhe Serbia ndeshen në një konstalacion tjetër ku Moska dëshiron të ndikojë në rajon në dëm të Aleancës Veriatlantike”.

Historiani thotë se Tito në atë kohë kishte njohur autonominë e Kosovës ndërsa sipas tij sot Rama po e anashkalon Kosovën.

“Ky është një veprim antihistorik. Nuk e di si do të vepronte Enver Hoxha në atë kohë po të ishte Kosova shtet i pavarur. Unë nuk besoj se Enver Hoxha do të tradhtonte Kosovën në këtë mënyrë. Ose nuk do të na anashkalonte Kosovën si po vepron Rama”.

Buxhovi thotë se nuk është i vetëm pasi sipas tij ka edhe aleatë në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat