Anëtari i Fjalës i dërgon letër publike Albin Kurtit

Aktuale

Anëtari i Fjalës i dërgon letër publike Albin Kurtit

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 00:26
Avni Çakmaku

Anëtari i Partisë Fjala, Avni Çakmaku, i ka dërguar letër publike kandidatit për kryeministër nga VV, Albin Kurtit.

Çakmaku përmes Facebook ka thënë se vakumi institucional i krijuar në vend pas dorëheqjes së Haradinajt, ka shpërfaqur një tendencë që ministritë dhe agjencitë në vend, të sjellin vendime antikushtetuese dhe në dëm të qytetarëve.

“Së pari vendimi për emërimin e noterëve të rijnë, Pastaj vendimi i ministrisë së arsimit për emërime ne bordin e institutit albanologjik,Vendimet e ndryshme të ministrisë së jashtme mbi emërimet e ndryshme,Veçanërisht vendimi i BQK-së mbi rritjen e tarifave për sigurim të obliguar të veturave i cili është skandaloz për shkak se e plotëson kërkesën e një klani mafioz siç është shoqata e sigurimeve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kandidati për deputet nga Fjala ka thënë se këto janë disa nga vendimet antikushtetuese e kriminale që i favorizojnë grupet e ndryshme kriminale.

“Nëse arsyeja është shtimi i aksidenteve pse nuk ka pas kërkesë për zbritje kur niveli i aksidenteve ka qenë i ulët. Askush nuk na pyeti kur na u faturua rryma të cilën e shpenzonin serbët. Askush nuk na pyeti për nivelin e doganave të cilat po e falimentojnë të gjithë ekonomin e Kosovës, askush nuk na pyeti për homologimin, tash së fundmi edhe një plaçkitje e radhës ku obligohet qytetari për vërtetim pas aksidentit ta marrë prapë tek kompania e homologimit, tarifa të ndryshme mjedisore, rrugore e çka jo”, ka shtuar ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat