Pas lajmit të rëndë që mori Vuçiq, vjen pyetja publike për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun

Aktuale

Pas lajmit të rëndë që mori Vuçiq, vjen pyetja publike për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun

Nga: N.H Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 06:42
Haxhiu, Rama dhe Thaçi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij.

Ndërsa, lidhur me ketë një koment e ka bërë edhe prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai ka bërë nga profile i tij në Facebook, një pyetje publike për Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Baton Haxhiun, se a do ta vizitojnë Vuçiqin në spital

Ja shkrimi i tij:

ALEKSANDËR VUÇIQ NE SPITAL?!

/A do ta vizitojnë atë ne spital Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu/

Te gjitha mediat serbe por edhe ato shqiptare raportuan sot së Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq qenka shtrirë ne spital nga një sëmurje e pashërueshme.

S'po i dihet diagnoza,por hulumtimet e para po tregoj se ai është sëmur nga virusi Kosovë.

Kjo sëmurje e tmerrshme e kapi Vuçiqin pasi më ne fund ia banë me dije, e kuptoj nga te gjithë së nuk mund te merrë, nuk mund te çkapë asnjë pëllëmbë toke nga Kosova.

Mbetet për tu pa se a do te shkojnë Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu në Beograd për ta vizituar ne spital,sepse po qe se e gjënë diçka mori fund edhe projekti i tij për Minishengënin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat