Koci: Pritja e futbollistëve anglez, një shfaqje e shëmtuar - Bota Sot
Koci: Pritja e futbollistëve anglez, një shfaqje e shëmtuar

Aktuale

Koci: Pritja e futbollistëve anglez, një shfaqje e shëmtuar

Nga: V.R Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 11:26
Arianit Koci

Avokati i njohur, Arianit Koci, nuk ka lënë pa komentuar ngjarjen e fundit, respektivisht pritjen e futbollistëve anglez për lojën që do të luhet të dielën ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Koci, ka thënë se pritja që i është bërë futbollistëve të kombëtares britaneze nuk është për shijen e tij por megjithatë ai është i mendimit se kjo lloj pritjeje është larg servilizmit dhe aludimit për sjellje të turpshme.

Në krejt këtë situatë, Koci, ka thënë se duhet të brengoseshim për faktin e shitjes së biletave përmes rrugëve ilegale, me çmime shumëfish më të larta.

Postimi plotë:

Pritja që i është bërë futbolistëve të kombëtarës britaneze nuk është për shije time, por po ashtu është larg prej servilizmit dhe aludimeve të ndryshme për sjellje të turpshme.

Thjesht, kjo mënyrë e mirëseardhjes është një kopje e dobët dhe e keqkuptuar, nga ana e organizatorit e ngjarjeve sportive gjithandej botës - me vajza të bukura, pranë sportistëve.

Për më tepër, a mos është dashur t’i presim futbollistet britanez me orkestër simfonike, duke e egzekutuar pjesën e 4-të të simfonisë së 9-të Beethoven-it?

A kishim qenë ashtu më pak servil?

Në krejt këtë mesele, duhet të jemi të kujdesshëm që vajzat në foto mos t’i fyejmë dhe ofendojmë.

Sidoqoftë, më shumë ishte dashur të brengosemi me faktin që shumë bileta po shitën përmes stërshitësve - me çmime shumëfish më të larta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat