Rinumërohen 31 për qind e vendvotimeve

Aktuale

Rinumërohen 31 për qind e vendvotimeve

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Rreth 31 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri më tani në Qendrën e Numërimit e Rezultateve.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se para pak ditëve ka filluar procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit që ka marrë Paneli për Ankesa dhe Prapashtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat