Albin Kurti: Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli - Bota Sot
Albin Kurti: Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli

Aktuale

Albin Kurti: Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli

Nga: D.RR Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 14:34
Albin Kurti

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti ka njoftuar se do të jetë i pranishëm sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen Kosovë vs Angli, përcjellë “Bota sot”.

Ai ka kujtuar se sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot, duke kujtuar bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën.

Postimi i plotë:

Sikur para tri dekadave, e diela po më përsëritet sot. Në mesditë me bokserët Xhevdet Pecin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Fatmir Makollin e Beqir Berishën, kurse pasdite te "Fadil Vokrri" në stadiumin e qytetit me futbollistët tanë.

Ndoqa disa meçe në kuadër të edicionit të 21-të të Turneut Ndërkombëtar të Boksit "Adem Jashari". Mu në këtë sallë të Pallatit të Rinisë dikur ngadhënjente Klubi i Boksit "Prishtina", disa orë para se në fushën e blertë të ngadhënjete Klubi Futbollistik "Prishtina" me Vokrrin që shënonte. Mirupafshim sonte në ndeshjen Kosovë-Angli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat