Thaçi: Dy dekada më parë i hapëm zemrat për ushtarët britanikë, sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian

Aktuale

Thaçi: Dy dekada më parë i hapëm zemrat për ushtarët britanikë, sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:52
Endrit dhe Hashim Thaçi

Ka nisur ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Anglisë.

Mijëra tifozë nga e gjithë vendi, por edhe nga Anglia kanë ardhë për të parë nga afër këtë lojë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në mbështetje të djelmoshave tanë, është edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka postuar një fotografi në faqen zyrtare Facebook ku shihet me djalin e tij, Endritin, teksa ka shkruar:

Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat