Sëmundja e Vuçiqit, mërzia e Thaçit dhe Ramës për njeriun që kërkoi vrasjen e 100 shqiptarëve për një serb

Aktuale

Sëmundja e Vuçiqit, mërzia e Thaçit dhe Ramës për njeriun që kërkoi vrasjen e 100 shqiptarëve për një serb

Nga: N.Sh Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 09:15
Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ditë më parë është shtruar në spital përshkak të problemeve shëndetësore.

Për sëmundjen e tij, eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, thotë se nuk është njerëzorë t’i gëzohesh sëmundjen së dikujt, mirëpo, për Vuçiqin thotë se populli shqiptar nuk mërziten sikurse përfaqësuesit tanë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kajtazi kujton se gjatë luftës në Kosovë, Vuçiqi ishte pjesë e kabinetit të kriminelit Ballkanit të Millosheviqit.

Ai thotë se në stilin hitlerian kishte kërkuar publikisht vrasjen e 100 shqiptarëve për një serb.

Postimi i plotë:

Për problemet shëndetësore të Vuçiqit

Është jo njerëzore që t’i gëzohesh sëmundjes së dikujt. Por Vuçiq është personi që ka qenë pjesë e kabinetit të Millosheviqit që ka planifikuar dhe zbatuar gjenocid kundër popullit boshnjak dhe shqiptar.

Është personi që në stilin hitlerian ka kërkuar publikisht vrasjen e 100 shqiptarëve për një serb.

Çkado që i ndodhe është punë e dikujt tjetër, por neve si popull nuk na bije mërzia nëse përfaqësuesit tanë Thaqi dhe Rama mërziten!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat