Mustafa takohet me Ambasadorin Kosnett, ja për çka biseduan

Aktuale

Mustafa takohet me Ambasadorin Kosnett, ja për çka biseduan

Nga: G.B Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Isa Mustafa dhe Philip Kosnett

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët e LDK-së takuan sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Përmes një komunikate për media, LDK ka njoftuar se Mustafa njoftoi Ambasadorin Kosnett lidhur me rrjedhën e diskutimeve me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket çështjeve programore. Në veçanti, u diskutua lidhur me harmonizimin e arritur deri tani në fushën e sundimit të ligjit, ekonomisë, çështjeve sociale, arsimit e shëndetësisë.

Ai po ashtu shprehi interesimin e LDK-së që Kosova sa më shpejt të ketë institucione funksionale që dalin nga kërkesat e qytetarëve për ndryshim, të shprehura qartë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai po ashtu falënderoi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat