Thaçi takon Ramën në Tiranë

Aktuale

Thaçi takon Ramën në Tiranë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 15:18
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Presidenti i vendit Hashim Thaçi sot është takuar më kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga vet kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook.

Në këtë takim, Thaçi tha se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shqiptarëve.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, shkroi Thaçi.

Ndryshe, Thaçi është duke qëndruar në Tiranë pasi mori pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat