Mushkolaj: Çështja e presidentit mollë sherri mes VV-së dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së re

Aktuale

Mushkolaj: Çështja e presidentit mollë sherri mes VV-së dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së re

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:53
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka qenë i ftuar në Frontal . Mushkolaj ka folur për situatën politke në vend dhe për ndaljen e negociatave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës

Mushkolaj tha se molla e sherrit në mes të LDK’së dhe VV’së është çështja e presidentit.

“LDK dhe VV po arsyetohen me rinumërim të votave. Nuk besoj që certifikimi i zgjedhjeve i pengon për të arritur një marrëveshje. Është më shumë njëfarë ngërçi sidomos për postin e presidentit. Besoj që ka has sharra në gozhdë sa i përket emrit të presidentit dhe ministritë të brendshme. Çështja e presidentit është ajo molla e sherrit mes këtyre partive. Isa Mustafa nuk ka heq dorë ani se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq VV kërkojnë një presidenten konsensual”, ka thënë Mushkolaj.

Megjithatë sipas Mushkolajt këto dy parti kanë vendosur një standard të ri për krijim e qeverisë së re.

“LDK dhe VV e kanë vendos një standard të ri për krijim e qeverisë, qoftë në shëndetësi, kulturë dhe arsim. Ne kemi pas rastin kur janë krijuar ministri të reja dhe kjo partiakë do të duhej të ndalej. Qytetarët nuk e kanë luksin që prapë të shkojnë në zgjedhje të reja, nuk ka arsyeje. Unë e kuptoj që LDK nuk e ka lehtë të futet në qeveri, pasi e ka të kapur një pjesë të shtetit si PDK-ja, por LDK e ka ditë paraprakisht se çka synon VV-ja dhe është dashtë të mendohet mirë ka shtuar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat