Kush është gruaja që dëshmoi kundër përdhunimit në Beograd

Aktuale

Kush është gruaja që dëshmoi kundër përdhunimit në Beograd

Nga: A.J Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Përdhunimet e grave gjatë luftës se fundit në Kosovë nga paramilitaret serbë edhe 20 vite pas janë plagë e hapur e shoqërisë në Kosovë.

Rasti i Vasfije Krasniqit e cila tashmë u be e njohur në gjithë boten pasi doli publikisht tregoj për gjithë tmerrin nuk është e vetmja. Një rast tjetër i dhunimit në luftë i kishte ndodhur edhe Shehrije Balaj.

Në një postim ne faqen e saj në Facebook deputetja e Vetëvendosjes Tinka Kurti ka treguar për rastin e Balaj e cila ishte nga komuniteti rom dhe vitin e kaluar ajo kishte ndërruar jetë.

Postimi i Tinka Kurtit:

Shehrije Balaj ka dëshmuar në vitin 2013 në Beograd kundër përdhunimeve gjatë luftës në maj 1999 nga paramilitarët serbë. Ajo vjet ka vdekur në varfëri e anonimitet, e braktisur krejtësisht prej institucioneve. Shehrija është grua rome. Dëshmia e saj është po ashtu heroizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat