Pas kthimit nga spitali një qen i Sharrit e pret Vuçiqin në zyre

Aktuale

Pas kthimit nga spitali një qen i Sharrit e pret Vuçiqin në zyre

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 12:39
Aleksandar Vuçiq

Në orët e vona të së premtes së javës që shkoi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ishte shtruar në spitalin ushtarak në Beograd, pas disa problemeve kardiake që i ishin shfaqur.

Të shtunën në mesditë ishte raportuar nga stafi i tij se gjendjen e kishte stabile, por që do të qëndronte në spital për kujdes shtesë.

E nga spitali të shtunën pasdite ishte lajmëruar vetë Vuçiq, duke paralajmëruar se do të kthehet në punë  dhe në të njëjtën kohë kishte falënderuar stafin mjekësor për kujdesin.

Sot kreu i shtetit serb ndërkohë ka publikuar një foto nga zyra e tij, aty ku e kishte pritur edhe një dhuratë nga patriarku Irinej, një qen sharri.

“Një mirëseardhje e mrekullueshme këtë mëngjes në punë! Pako është një dhuratë që mora nga patriarku Irinej, ne gjithashtu festuam për çmimin e tij të parë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat