“Kosova nën Serbi, nga Rama i zi!”

Aktuale

“Kosova nën Serbi, nga Rama i zi!”

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:51
Harta e publikuar nga Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, pak më herët ka publikuar një hartë në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Rama këtë fotografi e ka publikuar ku ka treguar për disa investime për sigurimin e furnizimit me ujë në zonat rurale të vendit.

“MIRËMËNGJES ? dhe me hartën e investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

E këtë analisti politik dhe veprimtari Sali Rexhaj e quan “Kosova nën Serbi, nga Rama i zi!”

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat