Berat Buzhala: E tmerrshme çka bëri Edi Rama

Aktuale

Berat Buzhala: E tmerrshme çka bëri Edi Rama

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 14:24
Berat Buzhala dhe Edi Rama, foto ilustrim nga "Bota sot"

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka folur për hartën e publikuar nga Edi Rama ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Gazetari shqiptar thotë se kjo është e tmerrshme, duke shtuar se Rama nuk e njeh hartën e Kosovës, madje as që e këqyrë atë.

Tutje, Buzhala thotë se për Ramën, Kosova është thjesht një Pazar për kusuritje dhe asgjë më shumë.

Postimi i plotë:

Plani i Bashkimit Kombetar te Edi Rames, me Kosoven brenda Serbise. Kete harte e ka publikuar Edi ne profilin e tij ne FB. Kjo eshte e tmerrshme. Nuk eshte e tmerrshme per faktin qe Edi e don Kosoven nen Serbi, por eshte e tmerrshme se ai nuk e njeh harten e Kosoves. Ne mendjen e tij Kosova eshte “aty diku ne harte”. Sepse ai nuk e keqyr kurre harten. Sepse ai nuk e njeh harten. Per te Kosova eshte vec nocion politik, e jo gjeografik. Per te Kosova eshte thjesht nje pazar per kusuritje, e asgje me shume.

Ky eshte skandal. Oh bre ?.

Rama Ik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat