Përzgjedhen vendet më të rrezikshme për t’u vizituar, ja ku kategorizohet Kosova

Aktuale

Përzgjedhen vendet më të rrezikshme për t’u vizituar, ja ku kategorizohet Kosova

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

International SOS, firma ndërkombëtare e shërbimeve mjekësore dhe udhëtimit më e madhe në botë, ka radhitur Kosovën në kategorinë e dytë të rrezikut për të udhëtuar. Këto informacione kanë rrjedhë nga një hartë gjeografike, që përcakton rrezikun e çdo vendi në botë.

Për indikator që përcaktojnë rrezikshmërinë janë marrë shërbimet themelore të urgjencës, kujdesi mjekësor, niveli i infeksioneve dhe ushqimi, si dhe sëmundjet potenciale për jetën.

“Shërbimet themelore të urgjencës, kujdesi mjekësor dhe dentar mund të jenë të disponueshme. Kujdesi specialistik është i kufizuar edhe në qytetet e mëdha. Një gamë e gjerë e barnave me recetë cilësore mund të mos jetë në dispozicion. Ushqimet dhe infeksionet e shkaktuara nga uji janë të zakonshme”, shkruhet në kategorinë ku u rangua Kosova.

Vendet si Afganistani, Iraku, Somalia, Siria dhe Sudani janë ranguar si më të rrezikshmit për udhëtim. Ndërkohë, vendet si Finlanda, Norvegjia dhe Islanda janë konsideruar si më të sigurtat.

Po ashtu, rishikimi i bërë nga ndërmarrja për shërbime mjekësore dhe udhëtim ka marrë edhe si komponent rrugët, ku Vietnami është radhitur si shteti me infrastrukturën rrugore më të rrezikshme në botë.

Raporti nuk ka bërë të ditur asgjë në lidhje me rrezikshmërinë që përbëjnë rrugët e Kosovës. 

Hartën e plotë mund ta gjeni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat