Osmani takohet me Ambasadoren holandeze, Willems, ja për çka diskutuan

Aktuale

Osmani takohet me Ambasadoren holandeze, Willems, ja për çka diskutuan

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:15
Vjosa Osmani, Besian Mustafa, Gerrie Willems, Peter van der Bloemen dhe Venera Ramaj

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar sot me Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems e shoqëruar nga Zëvendësi i i Misionit, Peter van der Bloemen dhe Zyrtarja e Lartë e Sundimit te Ligjit, Venera Ramaj, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, Osmani e njoftoi ambasadoren Willems rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin.

Ajo falënderoi shtetin e Holandës për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme.

Ambasadorja Willems falënderoi Osmanin për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit Evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat