Sulmohet shtëpia e të dënuarit në rastin ‘Bllaca 2’

Aktuale

Sulmohet shtëpia e të dënuarit në rastin ‘Bllaca 2’

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:35
Shaban Syla

Mbrëmë pas mesnatës persona me armë dhe maska kanë sulmuar shtëpinë e Shaban Sylës, personit të dënuar në rastin “Bllaca 2”.

Personat deri tash të paidentifikuar kanë kërcënuar familjen se “do t’i vrasin ata dhe median që i ka publikuar përgjimet”. Të njëjtit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më date 19.11.19 rreth orës 01:00 ankuesi L.S. përmes telefonit ka informuar Policinë  e Kosovës se disa persona kanë hyrë dhe e kanë  kërcënuar në oborrin e shtëpisë se tij”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Njësitë Policore nga  Stacioni Policor Drenas i’u janë përgjigjur rastit. Lidhur me këtë rast është kontaktuar Prokurori Kujdestar dhe me urdhër te prokurorit rasti është iniciuar si  ‘Kanosje’  dhe  Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm. Ju njoftojmë se ne këtë rast nuk ka pasur persona te lënduar”

Rastin e ka konfirmuar edhe njëri nga anëtarët e familjes Syla. Ai ka thënë nuk e di nga kush janë kërcënuar.

“Po është  e vërtetë, policia është duke u marr me rastin. Nuk e dimë kush janë personat. Ata janë me maska edhe nuk dihet. Nuk kemi asnjë dyshim”, ka thënë ky person.

“Kanë ardh te dera e hyrjes ku jetojna edhe kanë thanë që ndalni përgjimet ose përndryshe kena me ju vra edhe juve edhe ata që po i publikojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat