LDK e VV janë dakorduar për të heshtur

Aktuale

LDK e VV janë dakorduar për të heshtur

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:57
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se janë dakorduar me Vetëvendosjen që të heshtin derisa të arrihet një marrëveshje finale mes dy partive.

Hoti sot në RTK ka thënë se për një pjesë të madhe të temave, tashmë kanë gjetur pajtueshmëri.

‘’Jemi dakordu që të rezervohemi derisa nuk ka diçka finale, një marrëveshje. Jemi dakorduar për një pjesë të madhe të temave. Në detaje nuk mund të shkojmë derisa nuk përmbyllet komplet marrëveshja’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat