Osmani- Guerini diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë

Aktuale

Osmani- Guerini diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:49
Pamje nga takimi

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm deri tani dhe përkrahjen e vazhdueshme të Italisë në fusha të ndryshme, përfshi atë të mbrojtjes.

Ajo po ashtu njoftoi ministrin Guerini lidhur me rrjedhën e negociatave për formimin e Qeverise si dhe për vullnetin lidhur me reforma në fusha te ndryshme, duke u fokusuar në sundimin e ligjit.

Osmani prezantoi disa nga mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit me Italinë si dhe njoftoi ministrin Guerini lidhur me prioritetet e LDK-së në institucionet që pritet të ndërtohen nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Po ashtu, u diskutua lidhur me bashkëpunimin me KFOR-in në Kosovë, si dhe me NATO-n si organizatë ku Kosova aspiron anëtarësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat