Milaim Zeka zbulon shtetet e fuqishme që janë për krijimin e qeverisë Kurti-Osmani, ka një paralajmërim që vije nga qarqet pro rusoserbe

Aktuale

Milaim Zeka zbulon shtetet e fuqishme që janë për krijimin e qeverisë Kurti-Osmani, ka një paralajmërim që vije nga qarqet pro rusoserbe

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:53
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka në një postim në profilin e tij në Facebook, Amerika, Gjermania, Franca, është treshja e fuqishme që do udhëheqë, në fund edhe do të diktojë bisedimet Kosovë-Serbi.

Sipas Zekës, për këtë arsye, ShBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, janë të interesuara për krijimin e qeverisë Kurti-Osmani, në një afat kohor sa më të shpejtë.

Ndërsa, paralajmëron se qarqet pro rusoserbe janë për zhagitjen e këtij procesi.

Ja shkrimi i tij

Amerika, Gjermania, Franca

Kjo eshte tresheja e fuqishme qe do udheheqe, ne fund edhe do te diktoje bisedimet Kosove-Serbi. Te gjitha opsionet jane te hapura. Shume tema do te shtrohen ne tavoline, edhe shkembimi i teritoreve.

Krejte ne fund, Gjermania do te futet garantues per Kosoven, kurse Franca per Serbine. Amerika do mbetete arbiter ne kete loje. Pikerisht per kete aresye, ShBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, jane te interesuara per krijimin e qeverise Kurti-Osmani, ne nje afat kohor sa me te shpejte. Qarqet pro rusoserbe jane per zhagitjen e ketije procesi, mundesisht edhe dergimin e vendit ne zgjedhje tjera...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat