Mantovanelli: Marrëveshja me Serbinë do t’i sillte të mira ekonomike Kosovë

Aktuale

Mantovanelli: Marrëveshja me Serbinë do t’i sillte të mira ekonomike Kosovë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:17
Marco Mantovanelli

Drejtori rajonal i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, ka thënë se në aspektin ekonomik, mosnjohja ndërkombëtare e plotë e Kosovës nuk vjen vetëm për shkak të mosarritjes së marrëveshjes me Serbinë.

“Kjo e bën tregtinë ndërkombëtare më të vështirë dhe tërheqjen e investimeve. Zgjidhja e kësaj çështje do të sjell të mira ekonomike për Kosovën. Nga perspektiva ekonomike moszgjidhja e kësaj çështje është pengesë e madhe për një ekonomi të vogël e cila ka nevojë të rritet”, ka thënë Mantovanelli, transmeton Klan Kosova.

“Të kesh fqinj jomiqësorë e kufizon zhvillimin ekonomik”.

Ai ka thënë në Info Magazine se taksa e Kosovës ndaj Serbisë ka qenë reagim politik dhe jo ekonomik.

“Institucioni ynë nuk evokon në ngritje të barrierave, por në heqjen e tyre”.

“Kosovës i duhen vendime për tu zhvilluar në aspektin ekonomik. Më jep shpresë se LDK dhe VV do të gjejnë platformë të mirë për të ofruar shërbimet që i kërkon elektorati i Kosovës. Programi lejon krijimin e një qasje të përbashkët që do të funksiononte”, ka shtuar ai duke folur për krijimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat