Islami: Presidenti nuk duhet të futet në lojën e marrëveshjes VV-LDK

Aktuale

Islami: Presidenti nuk duhet të futet në lojën e marrëveshjes VV-LDK

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 23:21
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Gazmend Islami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se presidenti nuk duhet të futet në lojën e marrëveshjes mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij, presidenti i vendit duhet të jetë figurë unifikuese.

“Presidenti i vendit duhet të jetë figurë unifikuese e popullit dhe njeri i ndershëm e patriot! Presidenti nuk duhet të futet në lojën e marrëveshjes politike në mes LVV-LDK”, shkruan ai

Ja shkrimi i Islamit:

Presidenti i vendit duhet të jetë figurë unifikuese e popullit dhe njeri i ndershëm e patriot!

Presidenti nuk duhet të futet në lojën e marrëveshjes politike në mes LVV-LDK!

Më së paku e meriton këtë pozitë Isa Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat